Qindra zogj të ngordhur në brigjet e Skocisë

Evropë

Qindra zogj të ngordhur në brigjet e Skocisë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Mbi 100 papagaj deti janë gjetur të ngordhur në bregun verilindor të Skocisë.

Zogjtë, të cilët e kanë marrë këtë emër prej sqepit të tyre shumëngjyrësh pluskojnë mbi ujë prej tre javësh. Bëhet fjalë për një nga vdekjet më masive të sezonit në 50 vitet e fundit.

Rastet janë duke u gjurmuar nga afër nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Ekologji dhe Hidrologji (UKCEH), e cila kryen monitorim afatgjatë të popullatave të shpendëve të detit, për të regjistruar efektet e ndryshimeve mjedisore.

Disa nga papagajtë e ngordhur të detit ishin të rritur, gjë që ngre shqetësimin për efekte të mundshme në shumimin e vitit të ardhshëm.

Këta zogj jetojnë mesatarisht 25 vjet dhe shumohen gjatë sezonit të pranverës dhe verës, me përgjithësisht vetëm një vezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat