Macron hedh poshtë futjen e masave të reja për shkak të virusit korona

Evropë

Macron hedh poshtë futjen e masave të reja për shkak të virusit korona

Më: 5 janar 2022 Në ora: 00:00
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron hodhi poshtë sot futjen e kufizimeve të reja shëndetësore për shkak të COVID 19, duke thënë se vendimet e marra javën e kaluar do të mbeten në fuqi.

I pyetur se si do të rifinancohej borxhi i madh i Francës për shkak të pandemisë, ai tha se do të ishte e mundur duke rritur aktivitetin ekonomik dhe shtoi se për sa kohë që ai të jetë president nuk do të ketë rritje taksash, përcjell Reuters.

Në intervistën e parë të Macron në vitin e ri për gazetën Parisien, presidenti tha gjithashtu se ishte në disponim të mirë për të kandiduar në zgjedhjet e prillit, por ai shmangu shpalljen eksplicite nëse do të kandidonte.

“Nuk ka asnjë surprizë të rreme. Unë do të doja ta bëja këtë”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat