Bie nga shkëmbi, vdes ish-këshilltari i Vuçiç

Evropë

Bie nga shkëmbi, vdes ish-këshilltari i Vuçiç

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:03
Ambasadori Antiç

Ambasadori serb në Portugali humbi jetën në qytetin bregdetar të Cascais pranë Lisbonës pasi ra nga një shkëmb pranë detit.

Ekipet e ndihmës së shpejtë bëjnë me dije se e gjetën ambasadorin Oliver Antiç në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shkaqet e këtij aksidenti apo mënyra sesi ai ka rënë janë ende të paqarta.

Ambasadori Antiç, 72 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të goditjeve të mëdha që kishte marrë.

I lindur në Beograd, Antiç studioi për drejtësi dhe në vitin 1975 punoi si profesor në universitet. Mes të tjerash, ai ka punuar dhe si këshilltar i presidentit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat