“Tregoja këtë foto Putinit”/ Tronditëse! Vogëlushja vdes pas sulmit rus

Evropë

“Tregoja këtë foto Putinit”/ Tronditëse! Vogëlushja vdes pas sulmit rus

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Vogëlushja vdes pas sulmit rus

Kjo foto është simboli i horrorit që po kalon populli i Ukrainës pas nisjes së sulmit rus.

Një vogëlushe vetëm 6 vjeç u plagos pasi bombat ruse ranë mbi pallatin ku jetonte ajo, në qytetin Mariupol.

Një ekip mjekësh u përpoq që ta mbante atë në jetë, por ishte e pamundur.

Një fotograf i Associated Press fiksoi këto momente tragjike.

Teksa po realizonte foton, një mjek u kthye dhe i tha: “Tregoja këtë foto Putinit: sytë e këtij fëmije dhe doktorët që qajnë”.

Image
Vogëlushja vdes pas sulmit rus

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat