Klitschko reagon për sulmin mbi televizionin ukrainas: Armiku dëshiron të pushtojë zemrën e vendit tonë

Evropë

Klitschko reagon për sulmin mbi televizionin ukrainas: Armiku dëshiron të pushtojë zemrën e vendit tonë

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën pesë persona u vranë në sulmin në një kullë televizive në Kiev, sipas mediave rajonale, raporton Focus.de transmeton "Bota sot".

Pesë të tjerë u plagosën. Sipas shërbimit ukrainas të urgjencës, dy raketa goditën një ndërtesë pranë kullës televizive dhe i vunë flakën, zjarri është shuar më pas.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi qytetarët e metropolit përmes kanalit të lajmeve Telegram dhe e përshkroi situatën si "kërcënuese".

"Armiku dëshiron të pushtojë zemrën e vendit tonë. Por ne do të luftojmë dhe nuk do të heqim dorë nga Kievi," tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas.

Ai gjithashtu paralajmëroi kundër panikut dhe informacioneve të rreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat