Përfundon rundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi – detajet e fundit

Evropë

Përfundon rundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi – detajet e fundit

Nga: BOTA SOT Më: 7 mars 2022 Në ora: 07:13
Delegacionet marrin pjesë në raundin e tretë të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Brest, Bjellorusi, më 7 mars.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë - Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.

“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter.

Përmes një videoje ai ka bërë të ditur se negociatat do të vazhdojnë për të diskutuar armëpushimin.

Edhe Ambasada ruse në Minsk, ka njoftuar për përfundim të bisedimeve, përmes një postimi në Telegram.

Ato është thënë të kenë zgjatuar rreth tri orë.

***

Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, raportojnë mediat shtetërore ruse

Në Bjellorusi ka nisur raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi në ajër agjencia shtetërore e mediave Rusia 24.

Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur. Raundi i parë i bisedimeve, më 28 shkurt, dhe seti i dytë, më 3 mars, të dyja u zhvilluan në Bjellorusi, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së jashtme ruse.

Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

***

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi në momentet e fundit për një raund të tretë të bisedimeve të paqes me Rusinë.

Bisedimet janë caktuar të fillojnë në orën 14:00, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve Belta.

Dy raundet e mëparshme të bisedimeve nuk kanë siguruar një armëpushim të përhershëm ose tërheqjen e Rusisë, megjithëse zyrtarët rusë kanë rënë dakord të respektojnë armëpushimet e përkohshme ndërsa civilët janë evakuuar.

Megjithatë, Ukraina thotë se Rusia nuk i ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani, raporton Sky News.

Në ora 16:00 me kohë të Kievit do të mbahet takimi

Brenda pak orësh pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve mes negociatorëve ukrainas dhe rusë.

BBC shkruan se ato do të fillojnë në orën 16:00 me kohën e Kievit,  sipas zyrtarëve ukrainas.

***

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një rund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.

Palët janë takuar edhe dy herë të tjera, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por pa ndonjë rezultat konkret.

“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën”, ka thënë dy ditë më parë negociatori ukrainas, David Arakhamia.

Negociatori rus, Leonid Slutsky, ka thënë se “rundi i tretë mund të zhvillohet në ditët në vijim” dhe se “ka gjasa të zhvillohet të hënën”.

Dy rundet e para të bisedimeve janë mbajtur në Bjellorusi. Më shumë detaje për rundin e sotëm nuk ka ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat