Dalin pamje trishtuese pas bombardimit të spitalit në Mariupol

Evropë

Dalin pamje trishtuese pas bombardimit të spitalit në Mariupol

Më: 10 mars 2022 Në ora: 00:35
Një grua shtatzënë e plagosur largohet nga spitali me gjërat e saj personale. (Evgeniy Maloletka/AP)

Më herët u raportua se forcat ruse bombarduan një spital të maternitetit në Ukrainën jugore, në Mariupol, një sulm i përshkruar nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky si një “mizori”.

Ky sulm erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një armëpushim 12-orësh për të mundësuar evakuimin.

Theksojmë se edhe njëherë Zelensky përsëriti thirrjen e tij për aleancën ushtarake të NATO-s për të shpallur një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Këto janë disa nga imazhet që i ka shpërndarë CNN nga ky spital.

Image
Një punonjëse mjekësore ecën brenda spitalit të dëmtuar në Mariupol. (Evgeniy Maloletka/AP)
Image
Një grua mban kokën me dorë në ambientet jashtë spitalit. (Evgeniy Maloletka/AP)
Image
Ushtarët ukrainas dhe personeli i urgjencës punojnë në vendin e granatimeve. (Evgeniy Maloletka/AP)
Image
Ngrihet tym pas granatimeve në Mariupol më 9 mars. (Evgeniy Maloletka/AP)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat