Studentja kroate rrëfen momentin e shpërthimit: Ndodhi dy metra larg meje

Evropë

Studentja kroate rrëfen momentin e shpërthimit: Ndodhi dy metra larg meje

Më: 11 mars 2022 Në ora: 07:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka ndodhur një shpërthim i madh në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar nga policia, nëse është fjala për aeroplan apo për dron, por është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta në zonën e gjerë.

Një studente kroate në rrjetet sociale ka rrëfyer momentin e shpërthimit, duke thënë se ndodhi pak metra larg saj, shkruan Dnevnik.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ka shpërthyer dy metra larg meje, falë Zotit jam gjallë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat