Presidenti Niinisto bisedon me Putinin mbi gjendjen në Ukrainë

Evropë

Presidenti Niinisto bisedon me Putinin mbi gjendjen në Ukrainë

Nga: Lili Verdha Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:16
Sauli Niinisto

Sot, Presidenti Sauli Niinisto bisedoi me Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me situatën në Ukrainë.

Presidenti Niinistö vuri theksin tek katastrofa e përkeqësuar në Ukrainë dhe vuajtjet e thella njerëzore, të cilat po ndikojnë thellësisht opinionin perëndimor.

Presidenti Niinistö theksoi nevojën për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe për të siguruar evakuimin e sigurtë të civilëve përgjatë korridoreve humanitare. Për më tepër, Presidenti Niinistö tërhoqi vëmendjen mbi sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë.

Presidenti Niinistö tregoi për bisedën e tij më parë sot me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe përsëriti gatishmërinë e Presidentit Zelenski për të biseduar direkt me Presidentin Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat