Ukraina: 130 të shpëtuar pas sulmit në teatër

Evropë

Ukraina: 130 të shpëtuar pas sulmit në teatër

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:27
Pamje nga teatri i shkatërruar në Mariupol.

Komisionarja për të Drejta të Njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova ka thënë se 130 persona janë shpëtuar nga rrënojat e një teatri të goditur nga një sulm ajror rus në Mariupol.

Qindra persona kanë qenë duke u strehuar në bodrum kur teatri është bombarduar nga Rusia, kanë thënë autoritetet ukrainase.

Në një adresim televiziv, Lyudmyla Denisova, ka thënë se puna për kërkim-shpëtim është duke vazhduar edhe se 1,300 persona besohet se janë ende në bodrum.

LEXO edhe: LIVE: Rusia sulmon me raketa qytetin historik të Lvivit, të vrarë e të plagosur, qindra të bllokuar nën rrënojat e teatrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat