Volodymyr Zelenskyy i drejtohet Grammy-it: Muzikantët tanë veshin parzmore

Evropë

Volodymyr Zelenskyy i drejtohet Grammy-it: Muzikantët tanë veshin parzmore

Nga: H.O. Më: 4 prill 2022 Në ora: 07:11
Volodymyr Zelenskyy i drejtohet Grammy-it

Volodymyr Zelensky bëri një paraqitje të veçantë përmes videolidhjes në ndarjen e çmimeve Grammy teksa u kërkoi muzikantëve të "tregojnë historinë tonë", shkruan Sky News, transmeton Bota sot.

"Lufta. Çfarë është më e kundërta me muzikën. Heshtja e qyteteve të shkatërruara dhe njerëzve të vrarë", tha ai në një mesazh emocionues.

“Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jemi sërish bashkë.Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme.

"Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve. Në spitale. Edhe për ata që nuk i dëgjojnë, por muzika gjithsesi do të shpërthejë.

“Ne mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur, për të tingëlluar.

"Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur.

"Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Mbusheni sot. Për të treguar historinë tonë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat