Medvedev: Rusia duhet të përgatitet për veprime agresive nga NATO

Evropë

Medvedev: Rusia duhet të përgatitet për veprime agresive nga NATO

Nga: M.L. Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:05
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev jep një intervistë në rezidencën shtetërore Gorki jashtë Moskës, Rusi, 25 janar 2022. Fotografia e marrë më 25 janar 2022. Sputnik/Yulia Zyryanova/Pool nëpërmjet REUTERS

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska duhet të përgatitet për veprime të mundshme agresive nga NATO, raportoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, citohet të ketë thënë se përforcimi i kufijve të saj me Rusinë nga aleanca ushtarake nuk ishte më një figurë fjalësh, shkruan Sky News, transmeton "Bota sot".

Javën e kaluar ai paralajmëroi NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës, Rusia do të vendoste armë bërthamore dhe raketa hipersonike në një enklavë evropiane.

Përpara se të fillonte pushtimin e saj, Rusia kërkoi që aleanca të pranonte të ndalonte çdo zgjerim të ardhshëm, por lufta ka çuar në vendosjen e më shumë forcave të NATO-s në krahun e saj lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat