Boshnjakët u shkundën, por malazezet patën një tjetër problem nga tërmeti i mbrëmshëm

Evropë

Boshnjakët u shkundën, por malazezet patën një tjetër problem nga tërmeti i mbrëmshëm

Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:44
Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë ka goditur mbrëmjen e së premtes Bosnjë Hercegovinën dhe është ndjerë dhe në disa vende të rajonit, mes tyre eshë në Mal të Zi.

Mediat malazeze bëjnë me dije se sektori i Sizmologjisë në Institutin e Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë ka kërkuar falje për vonesën e informacionit në lidhje me tërmetin që është ndjerë në Malin e Zi pak pas orës 23:00 dhe problemet në faqen e internetit.

Departamenti i Sizmologjisë ka regjistruar një tërmet më të fortë mbrëmë në orën 23:07, me epiqendër 19 kilometra në lindje të Stolacit, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Magnituda e tërmetit në hipoqendrën ishte 5.5 ballë të shkallës Rihter, që korrespondon me një intensitet të epiqendrës prej VII gradë në shkallën Mercalli (MCS).

Sipas të dhënave paraprake të përpunimit, epiqendra ka qenë në një thellësi prej 15 kilometrash.

“Në bazë të modelit teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, madhësisë së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Në hartë është paraqitur vendndodhja e epiqendrës së këtij tërmeti" , thuhet në njoftimin e autoriteteve malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat