​Punonjësit e shëndetësisë protestuan në të gjithë Francën

Evropë

​Punonjësit e shëndetësisë protestuan në të gjithë Francën

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Punonjësit e shëndetësisë protestuan sot në të gjithë Francën, duke kërkuar më shumë vende pune dhe paga më të mira në spitalet publike, pas disa vitesh ulje të kostove për shkak të të cilave mjekët ishin të papërgatitur për momentin e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Nëntë sindikata dhe kolektive organizuan aktivitete proteste, duke përfshirë demonstrata përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Paris dhe dhjetëra qytete të tjera, për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ndaj shqetësimeve në rritje për mungesën e stafit.

Presidenti Emmanuel Macron, premtoi të rishikojë sistemin e spitaleve publike dhe urdhëroi një auditim urgjent deri më 1 korrik.

Protestuesit shpresojnë të bëjnë presion mbi qeverinë në një kohë kur Franca po hyn në dy raunde të zgjedhjeve parlamentare që fillojnë të dielën.

Një nga kërkesat është ripunësimi i rreth 15 mijë punonjësve shëndetësorë, të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të refuzimit të vaksinimit kundër virusit korona.

Vitin e kaluar, qeveria ofroi një rritje të lehtë të pagave për disa punonjës të spitalit dhe miratoi pajisje të reja, por mjekët thonë se problemet janë më të thella.

Pavarësisht situatës së krizës, demonstratat në Paris nuk arritën të tërhiqnin masa të mëdha demonstruesish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat