I riu bastis shtëpinë e së moshuarës, i grabit bizhuteri me vlerë 18 mijë euro

Evropë

I riu bastis shtëpinë e së moshuarës, i grabit bizhuteri me vlerë 18 mijë euro

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:56
Ilustrim

Një 18-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi ka grabitur bizhuteri me vlerë 18 mijë euro nga banesa e një të moshuare në lagjen Charilaou në Selanik.

Paditen e së shtunës, 11 maj, i riu trokiti në derën e apartamentit të së moshuarës me pretekstin se i kishin rënë rrobat në ballkonin e 67-vjeçares, dukë i thënë se banonte një kat më lartë.

Në këtë mënyrë i riu ka hyrë në apartamentin e së moshuarës, ku i ka grabitur të gjitha bizhuteritë.

Nga hetimet e kryera nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Charilaou-Analipse, rezultoi se 18-vjeçari së bashku me një person tjetër, gjatë periudhës nga fundi i prillit 2021 deri në fund të majit të këtij viti, kanë kryer bashkërisht tetë vjedhje të tjera në zonën e gjerë të Analipsi dhe Charilaou nga ku kanë zhvatur para dhe bizhuteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat