Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje

Evropë

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:01
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqje sot pas dorëheqjes së mbi 40 ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë së tij.

Një ditë më parë, lideri i laburistëve, Keir Starmer e cilësoi hemorragjinë e dorëheqjeve si “arratinë e minjve nga anija që po mbytet”.

“Ishte e njëjta situatë kur u abuzua me paratë e taksapaguesve dhe ishte e njëjta situatë kur ai dhe miqtë e tij festonin gjatë bllokadës.

Kushdo që po jep dorëheqjen tani, pasi i mbrojti këto ngjarje, nuk i ka mbetur pikë integriteti.

A nuk është ky rasti i minjve që ia mbathin nga anija që mbytet?”, tha Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat