Rusia gati t’i ndërtojë dy reaktor në centralin bërthamorë në Hungari

Evropë

Rusia gati t’i ndërtojë dy reaktor në centralin bërthamorë në Hungari

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:06
Ilustrim

Rusia do t’i ndërtojë dy reaktorë të rinj në termocentralin bërthamor Paks në Hungari.

Reaktorët do të ndërtohen nga Korporata e Energjisë Atomike Rosatom me seli në Moskë, duke u bazuar në një marrëveshje të nënshkruar më 2014 në mes Hungarisë e Rusisë.

Pavarësisht vonesave të mëdha, Rosatomi e fitoi ndërtimin e reaktorëve pa tender, gjë që ka aluduar si dëshmi e lidhjeve të ngushta mes kryeministrit hungarez Viktor Obran dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në një vendim në uebsajtin e Autoritetit Hungarez të Energjisë Bërthamore u tha se impianti ekzistues 2 gigavat i ndërtuar nga Rusia në Paks mund të zgjerohet me dy reaktorë të rinj, në pritje të licencave të mëtejshme, shkruan CNN.

Hungaria synon të zgjerojë Paks me dy reaktorë VVER të prodhimit rus, me kapacitet 1.2 gigavat secili ku energjia bërthamore nuk i nënshtrohet sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Planet për dy blloqet e reja në Paks u shërbejnë interesave strategjike të Hungarisë, tha Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto pas një takimi në maj me shefin ekzekutiv të Rosatom.

Fabrika e Paks tani ka katër reaktorë të vegjël VVER 440 të ndërtuar nga Rusia me një kapacitet të kombinuar prej rreth 2 mijë megavat që filluan të funksionojnë midis 1982 dhe 1987.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat