Gjermani, shpallet gjendje emergjente për shkak të zjarrit pyjor në malet Harz

Evropë

Gjermani, shpallet gjendje emergjente për shkak të zjarrit pyjor në malet Harz

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Për shkak të zjarrit pyjor në malet Harz në rajonin Sanksionia-Anhalt të Gjermanisë, është shpallur gjendje emergjente, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Bashkia Werningerode thuhet se zjarri që shpërtheu në majën e malit Brocken në Harz është përhapur me shpejtësi gjatë natës.

Nga zjarri është prekur një sipërfaqe prej 62 hektarësh dhe se për shkak të zjarrit guvernatori i zonës Harz, Thomas Balcerowski ka shpallur gjende emergjente.

Më tej bëhet e ditur se në luftën kundër zjarrit janë mobilizuar 300 zjarrfikës dhe se për avionët civilë është formuar zonë e ndaluar fluturimi prej 40 kilometrash përreth malit Brocken.

Për punimet e shuarjes së zjarrit mbështetje ofrojnë 5 helikopterë dhe se nga vendet e Evropës janë kërkuar 2 avionë për shuarjen e zjarrit.

Bëhet e ditur se është ndaluar ngjitja në malin Brocken ndërsa punimet për fikjen e zjarrit pritet të zgjasin disa ditë.

Për shkak të zjarrit pyjor që shpërtheu dje në zonën poshtë majës së malit Brocken në 1.141 metra lartësi mbidetare në Harz, u evakuuan me autobusë njerëzit në pllajë në majën e malit i cili është një destinacion turistik.

Gjithashtu edhe më 11 gusht në shpatet e malit Brocken shpërtheu një zjarr dhe punimet për shuarjen e tij zgjatën 3 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat