Zelensky: Kemi rikthyer 2.000 kilometra katrorë të Ukrainës që ishin pushtuar nga rusët

Evropë

Zelensky: Kemi rikthyer 2.000 kilometra katrorë të Ukrainës që ishin pushtuar nga rusët

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:55
Volodymyr Zelensky

Sipas pretendimeve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Ukraina gjatë këtij muaji ka arritur të rikthej nën kontroll 2 mijë kilometra katrorë të territorit të Ukrainës, që ishin pushtuar nga rusët.

Ai theksoi se në këto momente nuk janë të mundshme bisedimet rreth përfundimit të luftës.

“Duam t’i japim fund luftës, por hapësira dhe mundësitë kanë ndryshuar. Shoqërua nuk dëshiron të diskutojë me terroristët”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas tha ndër tjera se “rusët nuk janë të gatshëm të pranojnë se kanë okupuar Ukrainën”.

“Kjo nënkupton në thelb se nuk do të ketë dialog”, shtoi lideri ukrainas.

“Për të hapur korridorin diplomatik me Rusinë, ata duhet të shprehin vullnet politik se janë të gatshëm të rikthejnë tokën e okupuar”, shtoi Zelensky.

Megjithatë pranoi se dimri i sivjetmë do të jetë më i vështiri në tërë botën, dhe njëherërit do të jetë pikë kthese për çlirimin e territorit të Ukrainës që u okupua nga rusët.

“Për një gjë të tillë ukrainasit kanë nevojë për furnizim me armët më moderne. Para nesh janë 90 ditë që do të vendosin për më shumë se 30 vite pavarësi të Ukrainës. 90 ditë që do të vendosin më shumë sesa 30 vite të ekzistencës së Bashkimit Evropian. Dimri do të përcaktojë të ardhmen tonë”, tha përfund Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat