Sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, ka një porosi për Medvedevin: Gjej një bunker ku do të fshihesh

Evropë

Sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës, ka një porosi për Medvedevin: Gjej një bunker ku do të fshihesh

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 11:10
Oleksiy Danilov

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës, i është përgjigjur kërcënimeve të aleatit të Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev.

Ai pati një porosi të shkurtër për ish-presidentin rus, të cilin e këshilloi që të gjej një bunker për t’u fshehur.

Kujtojmë që Medvedev kishte kërcënuar Kievin – duke theksuar se “është vetëm fillimi dhe se pason ultimatumi për ukrainasit”.

E pas këtyre deklaratave të “kukullës” së Putinit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk është i gatshëm të diskutojë me Moskën, pasi pala ruse ka vënë ultimatume.

“Medvedev nuk do të duhej të mendonte për Ukrainën, por për shtetin siç është Koreja e Veriut dhe bunkerin ku do të duhej të fshihej. Le të ndalet së shkruari ‘rusia’ me shkronjë të madhe dhe të pajtohet me faktin se ‘nuk jemi tërhequr’”, ka shkruar Danilov në Twitter.

Ndryshe kundërofensiva ukrainase ka filluar të japë efektet e para – madje trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga shumë rajone që i kishin okupuar nga fillimi i luftës në këtë vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat