Shkëputet vinçi, vdesin 6 punëtorë ndërtimi dhe plagosen dy të tjerë në ngjarjen tragjike

Evropë

Shkëputet vinçi, vdesin 6 punëtorë ndërtimi dhe plagosen dy të tjerë në ngjarjen tragjike

Më: 5 janar 2023 Në ora: 14:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në Izmir të Turqisë, ku 6 punëtorë janë shtypur për vdekje pasi ngarkesa e vinçit ka rënë mbi ta.

Mediat turke bëjnë me dije se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi materialet ranë në çatinë e banesës improvizuese ku ishin strehuar burrat.

Mësohet se këputja e vinçit ka ndodhur mbi 300 metra lartës dhe e gjithë ngarkesa ka rënë mbi ta, ku pas incidentit autoritete kanë arrestuar pronarin e firmës, oficerin e sigurisë në punë dhe pronarin e vinçit.

Personat që humbën jetën në aksident janë Yildirim Sari, Fesih Ciftci, Baykal Gunduz, Aslan Akkaya, Ali Sukru Duru dhe Umit Kara.

Vëllai i Yildirimit, Kenan, ishte gjithashtu brenda kontejnerit në atë kohë, por i mbijetoi përplasjes.

Punëtorët në kantier thanë se i kishin bërë lutje të shumta stafit operativ që konviktet e improvizuara të zhvendoseshin, duke përshkruar vendndodhjen e tyre poshtë vinçit si një kërcënim sigurie mes rrënimeve të vazhdueshme.

Punëtori i plagosur Mucahit Ciftci tha për mediat lokale: “Ne i kemi thënë kompanisë një mijë herë se rrënojat po binin çdo ditë. Ata nuk ishin të interesuar, ata thjesht ndërtuan një çati mbi kokën tonë. Nuk është aksident pune, është vrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat