Ishin pro NATO-s, Orban merr vendimin e fortë për 170 oficerët dhe gjeneralët

Evropë

Ishin pro NATO-s, Orban merr vendimin e fortë për 170 oficerët dhe gjeneralët

Më: 22 janar 2023 Në ora: 09:37
Viktor Orban

Urdhër dëbimi për të paktën 170 oficerë dhe gjeneralë hungarezë pro NATO-s: "të dëbuar" nga forcat e armatosura. Kjo u raportua nga Agnes Vadai, ish-nënsekretar i Mbrojtjes i Budapestit dhe eksponent i partisë opozitare Dk. Disa media lokale në Hungari po raportojnë se ministria e mbrojtjes po pushon në masë ushtarakët e rangut të lartë, duke përfshirë gjeneralët dhe kolonelët, sipas një dekreti të ri të qeverisë që do t'i lejonte ministrisë të pezullonte në mënyrë të njëanshme ushtarakët e moshës 45 vjeç dhe ata me 25 vjet shërbim efektiv. Faqja e internetit Telex.hu raporton:

“Në gazetën tonë ka mbërritur lajmi se Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, duke ushtruar të drejtën e dhënë nga legjislacioni i ri, ka nisur një spastrim të madh”. I njëjti lajm edhe në Daily News Hungary.

Sipas Agnes Vadai, Forcat e Armatosura hungareze po shkarkohen nga NATO, sepse “oficerët dhe gjeneralët 45-vjeçarë janë ushtarë me përvojë ndërkombëtare, të cilët flasin gjuhë dhe janë socializuar brenda Aleancës. Nuk dihet se sa persona do të largohen nga Shtabi i Përgjithshëm, por po flasim për mijëra”.

Cili është qëllimi i kësaj lëvizjeje? Opozita pretendon se kryeministri Viktor Orban dëshiron të garantojë besnikëri maksimale ushtarake ndaj qeverisë së tij dhe në të njëjtën kohë beson se ajo është paradhoma e një “divorci” nga NATO. Ndërkohë Budapesti ka bllokuar 500 milionë ndihma ushtarake për Kievin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat