I kërkoi qiratë e prapambetura, 52-vjeçari vret barbarisht pronarin e banesës në Itali

Evropë

I kërkoi qiratë e prapambetura, 52-vjeçari vret barbarisht pronarin e banesës në Itali

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 00:22
F

Një i moshuar është vrarë në mënyrë barbare nga një 52-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Cagliari, Itali.

Sipas mediave italiane, viktima 75-vjeçar, i ka kërkuar qiramarrësit të tij t’i shlyer disa qira të prapambetura, shkak ky që mendohet se ka çuar në një përplasje fizike mes tyre.

Pas sherrit autori e ka goditur atë disa herë më një kaçavidë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ka qenë vajza e viktimës e cila ka sinjalizuar policinë, pasi nuk po arrinte të komunikonte me të atin. Pasi policia ka mësyrë në shtëpinë e të moshuarit, e ka gjetur atë të pajetë.

Sakaq, autori ka rënë në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat