Ushtari ukrainas qëllon shokun e tij me plumb në kokë, po e filmonte teksa luante me armë

Evropë

Ushtari ukrainas qëllon shokun e tij me plumb në kokë, po e filmonte teksa luante me armë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Ushtari ukrainas

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën, pasi është qëlluar me plumb në kokë nga shoku i tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në një kamp të ushtrisë ukrainase.

Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, shikohet një ushtar ukrainas, i cili filmohet nga shoku i tij teksa luan me armën e shërbimit.

Por, këtu ndodh tragjedia, pasi ushtari e shkrep pa dashje pistoletën, duke lënë të vdekur në vend me plumb në kokë shokun e tij.

Mësohet se, pasi është qëlluar në kokë, ushtari ukrainas është nisur me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat