Radev këshillon Pendarovskin të bazojë interesin "e lavdërueshëm" në të vërtetën historike

Evropë

Radev këshillon Pendarovskin të bazojë interesin "e lavdërueshëm" në të vërtetën historike

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:50
Rumen Radev

“Interesi i Presidentit të Maqedonisë së Veriut për historinë është i lavdërueshëm, por ai duhet të bazohet në të vërtetën historike”, tha kështu të martën presidenti bullgar, Rumen Radev.

Radev tha se "politikanët fqinjë tanë ende u detyrohen qytetarëve të tyre të vërtetën për historinë e tyre: një histori që për dekada është mbështjellë me manipulime dhe falsifikime, të vërtetën për çështjen hebraike, të vërtetën për persekutimin dhe represionet e bullgarëve maqedonas gjatë dekadave”.

Kreu i shtetit bullgar reagoi ndaj një deklarate të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili më 12 mars në Shkup tha: Për pajtim duhet kërkim falje për rolin e qeverisë së atëhershme pro-fashiste në Sofje në dëbimin e hebrenjve maqedonas.

Deklarata e Pendarovskit u bë në shënimin e 80-vjetorit të dëbimit në kampet naziste të vdekjes të hebrenjve nga ajo që tani është Maqedonia e Veriut në vitin 1943, kur kjo zonë - atëherë pjesë e Jugosllavisë, administrohej nga Bullgaria.

"Është thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut që marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë të lirohen nga ideologjitë e totalitarizmit në mënyrë që të kemi një dialog të vërtetë e të plotë dhe lidhje midis dy vendeve tona. Të gjithë do të përfitojmë nga kjo”, shtoi presidenti bullgar./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat