Akuzohet për diskretim të shtetit dhe fyerje ndaj presidentit të Bjellorusisë, 17 vite burg për rivalin e Lukashenkos

Evropë

Akuzohet për diskretim të shtetit dhe fyerje ndaj presidentit të Bjellorusisë, 17 vite burg për rivalin e Lukashenkos

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:50
Valery Tsepkalo

Lideri i opozitës bjelloruse është dënuar më 17 vjet burg, pasi akuzohet për formimin e një grupi ekstremist.

58-vjeçari, Valery Tsepkalo, ka qenë një ish-aleat i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Mbi të rëndon dhe akuza e diskretimit të Bjellorusisë, thirrje për marrjen e pushtetit, shpifje dhe fyerje nga presidentit të vendit.

Në vitin 2020, Tsepkalo u largua për në Rusi, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ndaloi atë dhe tetë kandidatë të tjerë të sfidonin Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Më vonë ai u transferua në Ukrainë, Letoni dhe Greqi.

Sipas qendrës bjelloruse të të drejtave të njeriut Viasna, Tsepkalo nuk mundi të mbrohej në gjykatë sepse nuk kishte kontakte me avokatin shtetëror.

Gruaja e tij vazhdoi të mbështesë kandidaturën e Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vendosi të kandidojë kundër Lukashenko në vend të bashkëshortit të saj të burgosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat