Abazoviq “përplaset” me partinë e presidentit të ri Milatoviq për zgjedhjet parlamentare

Evropë

Abazoviq “përplaset” me partinë e presidentit të ri Milatoviq për zgjedhjet parlamentare

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:08
Dritan Abazoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të Lëvizjes Evropa Tani, Andrej Miloviq, i cili dje tha se propozimi i kryeministrit për të shfuqizuar dekretin e presidentit aktual Milo Gjukanoviq për shpërndarjen e Kuvendit, tregon se ai nuk njeh ligjin dhe kushtetutën.

Abazoviq u shpreh se është kundër zgjedhjeve parlamentare dhe se nuk është problem të shkohet në zgjedhje më 11 qershor, shkruan Vijesti.

“Nëse duam të vendosim një sistem autokracie, në mënyrë që presidenti të shpërndajë parlamentin në çdo kohë – le të thonë ata juristët e mëdhenj. Unë nuk kam problem, le të thonë, nëse është e mundur, nuk ka problem. Pastaj informoni presidentin e ri që gjatë mandatit pesëvjeçar çdo sekondë mund të shpërndajë parlamentin e shtetit.

Nëse kështu thonë z.Miloviq dhe avokatë të tjerë që dolën përpara, atëherë nuk do ta komentoj më, kështu qoftë. Kur Gjykata Kushtetuese nuk do të mbrojë rendin juridik, ne duhet ta mbrojmë në pozicione të tjera”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, Abazoviq i bëri thirrje presidentit të ri, Jakov Milatoviq që të rrëzojë dekretin e Milo Gjukanoviqit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat