Shembja e një pallati katërkatësh në Francë, shkon në katër numri i viktimave

Evropë

Shembja e një pallati katërkatësh në Francë, shkon në katër numri i viktimave

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:43
Francë

Shkon në katër numri i viktimave nën rrënojat e një ndërtese apartamentesh të shembur në Marsejë të Francës.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:40 (me orën lokale) të ditës se djeshme, nga ku u shembën një ndërtesë katërkatëshe.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që të jetë pasojë e një rrjedhje gazi. Pesë persona në një ndërtesë fqinje pësuan lëndime të lehta.

Ministri francez i Strehimit, Olivier Klein, tha se zbulimi i katër trupave ishte ” i vështirë dhe dramatik”. Duke vizituar Marsejën, ai tha se roli i qeverisë ishte të mbështeste viktimat, familjet e tyre dhe ata të evakuuar nga shtëpitë e tyre. Po ashtu tha se janë evakuuar dhe banorët në zonën përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat