Çmenduri në Serbi – burri hyn në një klub nate me motorsharrë

Evropë

Çmenduri në Serbi – burri hyn në një klub nate me motorsharrë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:19
Serbi

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një burri që hyri me motorsharrë në një klub nate në Kragujevc të Serbisë.

për momentin, ka hyrë me motorsharrë në klubin e natës dhe me këtë rast ka shkaktuar ankth dhe panik tek të pranishmit.

Në video dëgjohet dikush duke bërtitur, “Përshëndetje, vëlla?”, “Çfarë ka?”

Sipas informacioneve të disponueshme, sigurimi i klubit është përleshur me këtë person dhe ka arritur t’ia marrë motorsharrën dhe ta largojë nga vendi i ngjarjes.

Bëhet e ditur gjithashtu se sulmuesi ka qenë shumë i dehur, raporton nova.rs.

Ndryshe, policia tashmë ka nisur hetimet rreth këtij rasti dhe gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë të ditur detajet e para. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat