Kryediplomati italian për anëtarësimin në BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të presë më

Evropë

Kryediplomati italian për anëtarësimin në BE: Ballkani Perëndimor nuk mund të presë më

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:22
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, tha se Ballkani nuk mund të presë më anëtarësimin në BE.

Ai në një tekst autorial për Blicin serb theksoi se Italia do të jetë zëdhënëse e kërkesave dhe dëshirës së fortë të Ballkanit për t’u anëtarësuar në bllok në Bruksel.

“Nevoja e fortë për Evropën dhe Italinë, e cila vjen nga Ballkani Perëndimor, duhet t’i përgjigjet pa vonesë. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të vazhdojmë dialogun e nisur në takimin ministror në Romë më 3 prill me një takim të ri që do të mbahet deri në fund të vitit, për të përcaktuar sesi po ecën bashkëpunimi ynë. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës dhe është e gatshme t’i bashkohet lojës, sepse e ardhmja e vendit tonë dhe e Evropës është në rrezik. Ballkani nuk pret më gjatë”, ka shkruar Tajani i cili njëherësh është nënkryetar i Këshillit të Ministrave.

Ai thekson se ajo që kërkojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është një zbritje në reformat që duhet të miratojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian, por siguria e procesit, afatet dhe mbi të gjitha rezultati përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat