Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë - reagon Vuçiq

Evropë

Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë - reagon Vuçiq

Më: 5 maj 2023 Në ora: 06:27 Përditësuar në ora: 11:39 më 05.05.2023
I dyshuari Urosh B.

​Një 15-vjeçar në mesin e viktimave nga të shtënat masive në Serbi, dy të rinj në gjendje kritike

Shumica e të plagosurve nga të shtënat masive që ndodhën të enjten në Serbi janë në gjendje të qëndrueshme, por dy persona të moshës 21 dhe 23 janë në gjendje kritike, thonë mjekët në Beograd.

Gjatë natës në spitalin e Smederevës janë pranuar 10 persona, katër prej të cilëve kanë ndërruar jetë, tre janë transferuar në Beograd, ndërsa tre i janë nënshtruar operacionit dhe janë stabil sipas institucionit.

I plagosuri më i ri që vdiq në spital ishte i lindur në vitin 2008, shkruajnë mediat e huaja.

Tetë të plagosurit që janë shtruar në Qendrën Emergjente në Beograd janë në gjendje stabile, thanë mjekët.

Ministri serb i policisë, Bratislav Gashiq, ka thënë se ky është një “akt terrorist”.

Fotot dhe videot nga Mlladenovaci dhe rrethinat e tij tregojnë se si oficerët e policisë ndaluan makinat në rrugët lokale gjatë natës për të gjetur sulmuesin.

Sipas RTS, i riu dyshohet se ka filluar të qëllojë me armë automatike mbi njerëzit pasi ka debatuar me një oficer policie në një park në Dubonë mbrëmjen e së enjtes.

I riu më pas thuhet se vazhdoi të qëllonte njerëzit nga makina, duke vrarë të paktën tetë persona.

Vuçiq: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas njoftimit, sulmuesi i dyshuar U.B., i lindur në vitin 2002, u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati.

Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, të enjten vonë.

"Policia po vazhdon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Policia ende nuk ka bërë të ditur motivin e sulmit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media pas këtij sulmi tha se "ky është një sulm ndaj gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen".

Vuçiq përmendi disa masa sigurie që do t'i ndërmarrë qeveria përfshirë punësimin e 1.200 policëve të rinj dhe transferimin e 1.000 të tjerëve për të qëndruar afër shkollave.

"Në mënyrë që prindërit të ndjehen të sigurt, do të ketë edhe polici e oficerë pothuajse gjithmonë në shkollë, derisa të arrijmë në atë nivel që polici të jetë gjithmonë në shkollë. Me këtë, jo vetëm që do të rrisim sigurinë për 90 për qind, por do të ulim edhe dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80 për qind, besoj", tha Vuçiq.

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal, raportojnë korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren.

Vrasje masive në territorin e Beogradit, arrestohet sulmuesi i dyshuar

Së paku tetë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, njofton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment të menjëhershëm.

RTS raporton se të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin dhe se sulmuesi i dyshuar U.B. u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati.

Sipas disa mediave lokale, sulmuesi, 21 vjeç, qëlloi mbi njerëz me një armë automatike, pasi pati një debat me një oficer të policisë, në një park në fshatin Dubona.

Tre nga të plagosurit iu nënshtruan trajtimit urgjent mjekësor në një spital lokal, raportojnë korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren.

Instituti për Transfuzion të Gjakut në Serbi i tha REL-it se Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, e cilësoi incidentin si "akt terrorist", shkruan portali serb i lajmeve, Telegraf.

Forcat e xhandarmërisë me armë të gjata dhe patrulla të shumta policore janë në terren.

Ministrja e Shëndetësisë e Serbisë, Danica Grujiçiç, dhe shefi i Shërbimit të Zbulimit, Aleksandar Vulin, raportohet se kanë udhëtuar në zonë.

Këto janë të shtënat e dyta masive që ndodhën në Serbi këtë javë.

Të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, shkroi në reagimin e saj në Twitter se "është tronditur nga të shtënat e tjera masive në Serbi".

"Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe autoritetet në Serbi", tha ajo.

Serbia, aktualisht, është në ditë zie për viktimat e sulmit në shkollë.

Qeveria serbe tha të enjten se ka marrë vendim që të bëjë një rishikim të gjerë të lejeve ekzistuese për armët private.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Evropë.

---------------------

Një tjetër tragjedi ka goditur Serbinë, të premten, pasi një person ka shtënë në afërsi të Milladenovcit, sipas informacioneve fillestare sulmuesi ka vrarë kështu tetë persona dhe ka plagosur disa të tjerë, ka raportuar Danas. Këto të shtëna kanë ndodhur në fshatin Dubonë.

Siç kanë raportuar mediat serbe, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe policore, ndërsa mes të vrarëve dyshohet se është edhe polici dhe motra e tij.

Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 15 persona u plagosën, pasi sulmuesi dyshohet se ka qëlluar rastësisht njerëz gjatë arratisjes së tij.

Siç ka cituar Danas informacione jozyrtare, nga një veturë “Mercedes” në lëvizje është qëlluar me automatik, ndërsa autori është parë duke ikur në drejtim të Malit Pozharevcit.

Policia  serbe ka zbuluar identitetin e sulmuesit dhe shumë shpejt është lëshuar një urdhër për të, kaë raportuar mediat në Serbi.

Tragjedia vjen vetëm pak ditë pasi një adoeshent vrau në një shkollë të Beogradit nxënës si dhe rojën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat