Një objekt misterioz u shfaq në qiell gjatë kurorëzimit të mbretit Charles lll

Evropë

Një objekt misterioz u shfaq në qiell gjatë kurorëzimit të mbretit Charles lll

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:11
Fotot e shkëlqyera shfaqin aeroplanët “Red Arrows” duke fluturuar drejt qendrës “Mall” në Londër

Gjatë momenteve të kurorëzimit të mbretit Charles lll, një objekt misterioz është parë në qiell gjatë shfaqjes ajrore të aeroplanëve “Red Arrows”.

Fotografi, Simon Balson, 59 vjeç po fotografonte shfaqjen ajrore, e cila nuk u zhvillua sipas planifikimeve për shkak të motit me shi dhe ishte ai që vuri re objektin e pazakontë.

Fotografi thotë se ai “nuk e ka idenë” se çfarë, duke shtuar se kohët e fundit ka pasur “shumë pamje të pashpjegueshme” në zonën e Londrës Lindore, sipas Mirror.

Fotot e shkëlqyera shfaqin aeroplanët “Red Arrows” duke fluturuar drejt qendrës “Mall” në Londër, ndërsa sipër tyre qëndronte një objekt i kuq.

Për shkak të motit të keq që mbretëroi gjatë eventit, ai nuk i kishte kontrolluar fotot deri mëngjesin e djeshëm kur ka pikasur objektin e pazakontë në njërën prej fotografive.

“Po shkrepja disa fotografi nga kati i 13-të i pallatit tim në Limehouse, teksa aeroplanët fluturonin mbi qytet”, tha Balson.

“Moti ishte i keq, kështu që nuk kishte zogj në ajër, dhe unë nuk mund t’i shihja aeroplanët kështu që nuk i kontrollova fotot me urgjencë”, shtoi ai.

“Megjithatë, kur e vura re, pashë këtë objekt të çuditshëm dhe thjesht mendova ‘çfarë dreqin është ai objekt’. Përmirësova imazhin dhe u përpoqa të rrisja specifikat për të parë se çfarë ishte, duket si një gogël pluskuese apo diçka e ngjashme”, vazhdoi ai.

“Ka pasur shumë pamje të çuditshme ‘UFO’ kohët e fundit, kështu që mendova se njerëzit e tjerë mund të ishin në gjendje të hamendësonin se çfarë ishte ai objekt”, deklaroi Simon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat