Medvedev publikon shifrat e frikshme: Ja sa njerëz iu bashkuan ushtrisë ruse që nga 1 janari

Evropë

Medvedev publikon shifrat e frikshme: Ja sa njerëz iu bashkuan ushtrisë ruse që nga 1 janari

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:57
Dmitry Medvedev

Zëvendës Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi se më shumë se 117,400 njerëz iu bashkuan ushtrisë ruse këtë vit.

“Që nga janari i këtij viti, më shumë se 117,400 njerëz janë pranuar në Forcat e Armatosura në bazë të kontratave dhe si pjesë e formacioneve vullnetare”, tha Medvedev.

Komentet i tha në një takim për pranimin në shërbimin ushtarak me kontratë, shkruan RIA Novosti.

“Ne po vazhdojmë të punojmë me ju për kompletimin e Forcave të Armatosura të Rusisë me ushtarë kontraktorë në kuadrin e udhëzimeve të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat