Pas celebrimit, çifti i sapomartuar i drejtohet qendrës së votimit

Evropë

Pas celebrimit, çifti i sapomartuar i drejtohet qendrës së votimit

Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:33
Ata kanë shkuar për të votuar pas festës së dasmës

Një çift i porsamartuar në Serres kanë shkuar për të votuar pas festës së dasmës.

Pasi votoi, çifti shkrepi disa fotografi në oborrin e qendër në votimit.

Ditën e sotme qytetarët grek do të votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re. Nga ora 07:00 qëndrat e votimit janë hapur ku do të votojnë rreth 9.8 milionë votues , për të zgjedhur 300 deputetët e Kuvendit të Greqisë për periudhën 2023-2027.

Qendrat e evotimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 ku zgjedhësit kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Procedura mund të zgjatet nëse përfaqësuesi gjyqësor konstaton se ka ende qytetarë që presin të votojnë në një qendër votimi.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 21 majit e kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023 dhe janë regjistruar në listat zgjedhore të bashkive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat