Pamje të rënda: Polici serb vret boshnjakun në Sanxhak - dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja

Evropë

Pamje të rënda: Polici serb vret boshnjakun në Sanxhak - dëshmitari tregon si ndodhi ngjarja

Më: 22 maj 2023 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Oficeri serb i Policisë së Serbisë, Igor A., 28-vjeç, është i dyshuar për vrasjen e të riut Ervin Ç., 35-veç, të dielën në një kafene në Priboj, qytet në Sanxhak, veriperëndimi i Serbisë.

Polici serb ndodhet ende në arrati.

Dyshohet se Igor A. e ka vrarë shtetasin serb me kombësi boshnjake, Ervin Ç. me një boks të hekurit.

Autopsia e të vrarit do të përfundojë sot.

Mediat në Sanxhak shkruajnë se i vrari Çelahmetoviq ka lënë pas vetes dy motrat, Emina dhe Elza, pasi dy prindërit e tij kanë vdekur.

Sipas dëshmitarëve okularë nga lokali ku ndodhi tragjedia, Ervini po kalonte kohë me miqtë e tij në një kafene, ndërsa Igor A. qëndronte pranë banakut të lokalit me një koleg.

“Të dy kanë qenë në të njëjtin lokal, kur Igori iu afrua Ervinit, ka nisur një debat dhe më pas ka nisur sherri. E ka rrahur me egërsi. Ervini ra në dysheme dhe vazhdoi të mbetej i shtrirë, i plagosur. Kur mbërriti ambulanca, mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e tij”, tha një nga dëshmitarët okularë.

Siç raportojnë mediat në Serbi, Igor A. është pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd.

Një uebsajt në Facebook, Sandzak Power, ka publikuar fotografi të rënda nga vendi i ngjarjes. Sipas raportimit të kësaj faqeje të lajmeve, polici serb ia kishte kthyer shpinën viktimës të cilës e kishte rrahur dhe po qëndronte i shtrirë me plagë të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat