Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos

Evropë

Berlusconi do të varroset të mërkurën, me një funeral në katedralen e Milanos

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:07
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të varroset me nderime shtetërore, ndërsa varrimi do të bëhet në Katedralen e Milanos të mërkurën nga ora 14:00.

Kështu ka thënë sot zëdhënësi i Kishës Katolike të Milanos, siç raporton reuters.

Sipas agjencisë ANSA, trupin i të ndjerit do të transferohet në vilën në San Martino në Arcoro, në veri të Milanos.

Berlusconi vdiq sot në Spitalin San Raffaele të Milanos në moshën 87-vjeçare.

Ai ishte shtruar në spital tre ditë më parë për një ekzaminim të paracaktuar në lidhje me leukeminë kronike.

Ndryshe, Silvio Berlusconi ishte kryeministri italian më jetëgjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai drejtoi vendin për nëntë vjet në total: midis 1994 dhe 1995, 2001 dhe 2006 dhe nga 2008 deri në 2011, kur dha dorëheqjen për herë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat