Ndryshim drastik, publikohet foto e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

Evropë

Ndryshim drastik, publikohet foto e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:24
Ai shihet i dobësuar, dhe larg pamjes së përhershme, edhe pse si gjithmonë, i kuruar.

Sot në Milano mbahet funeraliu i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, teksa qeveria ka shpallur zi kombëtare.

Miliarderi italian ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare mëngjesin e së hënës, pasi muajt e fundit ishte përballur me disa probleme shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme në mediat italiane u publikua fotoja e fundit e “Kavalierit” para se të shtrohej në spitalin “San Raffaele” të premten e kaluar.

Në të, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit. Ai shihet i dobësuar, dhe larg pamjes së përhershme, edhe pse si gjithmonë, i kuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat