Tronditen rusët, fjalimi i Putinit bën xhiron e rrjetit - presidenti rus “hap zemrën” për luftën me Ukrainën

Evropë

Tronditen rusët, fjalimi i Putinit bën xhiron e rrjetit - presidenti rus “hap zemrën” për luftën me Ukrainën

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:31
Vladimir Putin

Çdo shfaqje publike e presidentit rus Vladimir Putin, që i ka reduktuar drastikisht ato, përbën lajm në Rusi. Së fundmi, një video në rrjetet sociale ka shkaktuar disi konfuzim.

Aty shfaqet Putin, ose një njeri i ngjashëm me të, siç dyshojnë shumë njerëz, i cili pyet pse armiku po synon zonat e banuara. “Armiku qëllon në zonat e banuara? Nuk ka logjikë. Për çfarë, pse, çfarë kuptimi ka? Dhe më, qartë, objektet humanitare? Është e habitshme. Dhe nuk i shërben aspak qëllimit ushtarak”, thotë ai.

Shumë njerëz arritën në përfundimin se ky nuk është Putini i vërtetë, bazuar në videon e publikuar dhe gjëja e parë që e nxjerr zbuluar sipas tyre ishte një gotë shampanjë që ai mban në dorë dhe fjalimi që e bën të duket sikur është disi i dehur. “Mendova se nuk pinte alkool?!”, “Na thoshin se Putini nuk pi”, komentuan disa persona në Twitter, ndërsa të tjerë arritën në përfundimin se ishte padyshim një nga sozitë e Putinit, që siç ka theksuar inteligjenca ukrainase, ai i përdor shpesh. “A është ky kloni numër tre?”, “Putini do ta zëvendësojë edhe këtë, nëse është gjallë akoma”, shkruajtën disa komentues. Të tjerët u habitën me fjalët e tij. “A nuk po synon objektivat e banimit edhe Rusia? Pse po bën si i befasuar”, thuhet në një koment.

Mirëpo, ka pasur nga ata që kanë thënë se nuk ka asgjë të çuditshme në gjithë historinë. “Është një propagandë jashtëzakonisht e pacipë, por e aftë për audiencën e robëruar të mediave ruse”.

Pamjet u shpërndanë në Twitter nga një gazetar nga Londra, dhe pati pa fund reagime. Sakaq, agjencia TASS, sigurisht e ka raportuar ngjarjen si të mos kishte asgjë jonormale, duke thënë se Putin po fliste për Ukrainën, madje edhe duke e cituar presidentin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat