Pse Maria Di Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Berlusconit?

Evropë

Pse Maria Di Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Berlusconit?

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:24
Maria De Filippi.

Ktedralja e Milanos, Duomo ishte e mbushur plot me njerëz në ditën kur u përcoll për në banesën e fundit Silvio Berlusconi.

Ndër figurat e njohura të pranishme në ceremoni, mes miqve, të afërmve dhe familjarëve ishte dhe prezantuesja Maria De Filippi. Ajo ishte ulur krah koleges Silvia Toffanin, gruaja e djalit të Berlusconit, Pier Silvio.

Çfarë bënte përshtypje mes humbjes së madhe dhe dhimbjes e lotëve, ishte fustani i bardhë i De Filippit, që patjetër lidhej me një detaj.

Prezantuesja e njihte shumë mirë bashkëpunëtorin dhe mikun e saj, tashmë të ndjerë, Silvio Berlusconi. Ai thoshte gjithnjë “vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”. E sigurisht, në atë ditë, De Filippi vendosi të thyejë protokollin për të kujtuar mikun e saj të vyer ashtu siç ai e këshillonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat