​Spanja goditet nga thatësira, përballet edhe me mungesë uji

Evropë

​Spanja goditet nga thatësira, përballet edhe me mungesë uji

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:30
Rezervuari i madh i Spanjës “Rialb”

Rezervuari i madh i Spanjës “Rialb” pasqyron pamjen aktuale të krizës së ujit në këtë vend pasi niveli i tij ka rënë në pikën më të ulët në më shumë se tri dekada.

Aktualisht me vetëm 8 për qind të kapacitetit të tij, rezervuari 'Rialb' në provincën katalanase Lleida është një burim i rëndësishëm uji në rajon.

Ai kontribuon në bujqësi dhe në prodhimin e energjisë së rinovueshme, raporton Anadolu.

Ndërsa Spanja po lufton kundër efekteve të kombinuara të ndryshimit të klimës dhe menaxhimit të dobët të ujit, çështja urgjente e mungesës së ujit zë qendrën e vëmendjes, duke kërkuar veprime urgjente dhe zgjidhje të shpejta dhe të duhura për të zbutur vështirësitë me të cilat përballen komunitetet që janë goditur nga efektet e thatësirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat