Mbytja e anijes me emigrantë, autoritetet spanjolle nisin hetimet për vonesën e shpëtimit të tyre

Evropë

Mbytja e anijes me emigrantë, autoritetet spanjolle nisin hetimet për vonesën e shpëtimit të tyre

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim për anijen e mbytur me emigrantë në ishujt Kanarie, ku 35 persona përfshirë 1 fëmijë humbën jetën.

Mediat e huaja shkruajnë se avokati i Popullit njoftoi hetimin, pasi emigrantë të bllokuar në një varkë me destinacion Ishujt Kanarie u desh të prisnin më shumë se 12 orë për t’u shpëtuar.

Walking Borders dhe Alarm Phone, akuzuan autoritetet spanjolle dhe marokene se nuk kanë vepruar shpejt, madje, një përfaqësues i Walking Borders tha se kjo pritje e gjatë përbën “torturë” për emigrantët.

Shërbimi i shpëtimit detar i Spanjës, lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë në të cilën tha se kishte “vepruar në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat për koordinimin ndërkombëtar të vendosura në lidhje me kërkimin dhe shpëtimin detar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat