Reshje shiu dhe bubullima të forta në Serbi

Evropë

Reshje shiu dhe bubullima të forta në Serbi

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

 Ndonëse jemi në stinën e verës, pushuesit në Serbi nuk janë të favorizuar nga moti. Në disa pjesë të vendit, ka patur rrebeshe, breshër dhe bubullima të forta. Temperatura maksimale në Serbi sot ka arritur në 36°C. 

Rajonet jugperëndimore dhe perëndimore të Serbisë, pas orës 16:00 janë prekur nga paqëndrueshmëria e fortë e motit, shoqëruar me bubullima, raporton "Kurir".

Ukraina pretendon se ka zmbrapsur forcat ruse në zonat lindore

Trafik droge nga Amerika e Jugut në Europë, 35 të arrestuar në Gjermani, Itali dhe Holandë: Pjesa më e madhe shqiptarë

Shumë rajone në perëndim dhe jugperëndim të Serbisë u goditën nga stuhi të forta, veçanërisht zona e gjerë e Kopaonikut, Novi Pazarit, rrafshnaltës së Pešterskut dhe Podrinjes. Situata më kritike ishte në zonën më të gjerë të Nova Varoshit.

Një numër i madh rrufesh janë regjistruar në Kraljevë, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje të frikshme të stuhisë. Në pjesën tjetër të mbrëmjes priten stuhi, kryesisht në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore të Serbisë.

Në këtë kohë, një front shumë i theksuar i ftohtë ka përshkuar Slloveninë, Kroacinë veriperëndimore dhe perëndimore dhe Hungarinë perëndimore dhe po lëviz më tej në lindje dhe juglindje, pra drejtpërdrejt në drejtim të Serbisë.

Pas orës 22:00, ky front i ftohtë do të depërtojë në veriperëndim të Serbisë. Më vonë gjatë mbrëmjes dhe natës, gjatë rrugës përmes Serbisë nga veriperëndimi në juglindje, fronti i ftohtë do të sjellë reshje shiu, rrebeshe dhe bubullima.

Kur bëhet fjalë për Beogradin, fronti i ftohtë do të sjellë freskim dhe reshje shiu me bubullima, me mundësi për stuhi dhe shira të dendur më vonë gjatë mbrëmjes ose natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat