Dita e katërt e protestave në Francë; 20-vjeçari bie nga supermarketi dhe vdes gjat përleshjeve

Evropë

Dita e katërt e protestave në Francë; 20-vjeçari bie nga supermarketi dhe vdes gjat përleshjeve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Dita e katërt e protestave në Francë ka sjell një tjetër viktime.

Një protestues 20-vjeçar vdiq kur u rrëzua nga një çati supermarketi në përleshjet që shpërthyen pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre  nga një oficer policie.

Më shumë se 1,300 njerëz u arrestuan gjatë natës në Francë , shumë prej tyre në Paris dhe periferi.

Place de la Concorde në Paris është evakuuar. Nga trazirat u plagosën 249 policë dhe xhandarë.

Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur të shtyjë vizitën e tij shtetërore në Gjermani dhe kryeministrja Elisabeth Borne bën të ditur se opsioni i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk përjashtohet më.

Qeveria njoftoi vendosjen e mjeteve të blinduara të xhandarmërisë dhe anulon të gjitha “ngjarjet madhore”.

Mijëra njerez kanë marrë pjesë pasditen e kësaj të shtune në funeralin e të riut Nahel që u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat