Ministri përfshin dhe ‘prindërit e demonstruesve’ në dënimet për trazirat në Francë

Evropë

Ministri përfshin dhe ‘prindërit e demonstruesve’ në dënimet për trazirat në Francë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:49
Eric Dupond-Moretti

Ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Moretti tha sot se i ka kërkuar prokurorëve të ndalojnë rrjetet sociale dhe të mesazheve me të cilat organizohen protestuesit, teksa Franca është në ditën katërt të revoltës masive kundër vrasjes së 17 vjeçarit të ndaluar nga policia.

Më tej ai shtonte se në dënimet dhe gjobat për shkaktarët e trazirave do të përfshijnë dhe prindërit e demonstruesve.

“Dua që këta të rinj të dinë se me urdhër gjykate zbulohen adresat IP të aparateve të tyre celulare dhe identiteti i tyre. Për trazirat kanë përgjegjësi dhe prindërit e tyre të cilët mund të dënohen me një maksimum prej dy vjet burg ose me gjoba deri në €30,000”, tha ministri .

Dupond shtoi më tej se numri policëve të angazhuar me përmbajtjen e trazirave ka arritur në 45 000, por kjo gjithsesi nuk arriti të ndalojë djegien e më shumë se 400 strukturave në të gjithë Francën dhe të më shumë se 2000 automjeteve.

Sipas shifrave qeveritare rreth 3800 zjarre janë ndezur në të gjithë vendin gjatë protestës së dhunshme ndërsa të paktën 1300 persona janë arrestuar, sipas autoriteteve.

Autoritetet kanë ndaluar shërbimin e autobusëve dhe tramvajit prej orës 9:00 të darkës, dhe kanë ndaluar shitjen e fishekzjarrëve dhe lëngjeve të djegshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat