​Vazhdojnë protestat e dhunshme në Francë, 1,311 të arrestuar

Evropë

​Vazhdojnë protestat e dhunshme në Francë, 1,311 të arrestuar

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:39
Francë

Franca mobilizoi të shtunën 45,000 policë dhe oficerë sigurie për të dytën natë radhazi mes protestave të vazhdueshme të dhunshme, njoftoi ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Protestat mbarëkombëtare për vrasjen e Nahel M., një adoleshente 17-vjeçare me origjinë afrikano-veriore, vazhdojnë të tronditin Francën.

Protestat vazhduan të premten për natën e katërt në të gjithë Francën, ndërsa policia arrestoi deri në 1,311 persona gjatë demonstratave, tha të shtunën Ministria e Brendshme.

Nahel u qëllua me armë zjarri nga një oficer të martën në periferinë e Parisit, Nanterre.

Oficeri përballet me një hetim zyrtar për vrasje vullnetare dhe është vendosur në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat