“Kundër dhunës”, nuk ndalen protestat në Serbi kundër Vuçiqit

Evropë

“Kundër dhunës”, nuk ndalen protestat në Serbi kundër Vuçiqit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:03
Protestat në Serbi kundër Vuçiqit

Mijëra qytetarë u mblodhën në rundin e nëntë të protestave në Serbi, teksa kanë kërkuar që presidenti Aleksandar Vuçiq të largohet nga qeveria.

“Serbia kundër dhunës” ishte motoja kryesore e protestave në Beograd dhe nga para Kuvendit.

Qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Kuvendit ku i pritën studentët me duartrokitje të forta, më pas kanë marshuar në rrugë me pankarta në duar.

Protestat civile “Serbia kundër dhunës” vazhduan për dy ditë me bllokimin e rrugëve në Beograd, ndërsa tubime u mbajtën edhe në shtatë qytete të tjera anembanë Serbisë.

Përfaqësuesit e opozitës kanë theksuar se qëllimi i bllokadës është një paralajmërim se kërkesat e qytetarëve të protestës duhet të plotësohen.

Demonstruesit kërkojnë largimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe kreut të Agjencisë së Sigurisë-Informacionit dhe disa drejtues të tjerë.

Lista e kërkesave përfshin mbylljen e tabloideve pro-qeveritare që propagandojnë dhe nxisin dhunën, urrejtjen dhe imoralitetin, njëkohësisht anulimin e programeve të realitetit që promovojnë dhunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat