Gjendet një skelet njeriu në park, dyshimet e para

Evropë

Gjendet një skelet njeriu në park, dyshimet e para

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, pasi është gjetur skeleti i një gruaje në një park në zonën Casal Bertone.

Gjatë disa punimeve të mirëmbajtjes për parkun, një ekskavator zbuloi skeletin që ndodhej brenda një kanali kullues.

Sipas informacioneve të para, gruaja mund të jetë rreth 30 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe mjekësia ligjore.

Mediat italiane shkruajnë se eshtrat mund të ishin aty për rreth një vit, por për më shumë priten rezultatet e autopsisë dhe analizave të ADN-së. Skeleti është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat