Mbreti Charles do të takohet me Biden më 10 korrik

Evropë

Mbreti Charles do të takohet me Biden më 10 korrik

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:05
Mbreti Charles

Mbreti Charles i Britanisë do të takohet me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në Kështjellën Windsor më 10 korrik, tha të dielën një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

Zëdhënësi tha se detaje të mëtejshme do të publikohen në kohën e duhur në lidhje me takimin që do të zhvillohet në një nga rezidencat e Charles jashtë Londrës.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se Biden do të udhëtojë në Evropë më vonë këtë muaj për takime në Britani, Lituani dhe Finlandë.

Në Londër ai do të takohet edhe me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, shkruan Reuters

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat