Trazirat e dhunshme në Francë, Macron mbledh ministrat e tij për të diskutuar sigurinë në vend

Evropë

Trazirat e dhunshme në Francë, Macron mbledh ministrat e tij për të diskutuar sigurinë në vend

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 21:26
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim në lidhje me situatën e sigurisë në vend me me kryeministren franceze Elisabeth Borne, ministrin e brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrin e drejtësisë Eric Dupond-Moretti këtë mbrëmje.

Mijëra njerëz janë arrestuar në pesë netë protestash në përgjigje kundër vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Nanterre në periferi të Parisit nga policia.

Trazirat e kanë detyruar Macron të shtyjë atë që do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez për 23 vjet, duke filluar të dielën në mbrëmje.

Ndryshe, trazirat konsiderohen si një goditje për imazhin e Francës e cila do të organizojë Lojërat Olimpike në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat