Italia pioniere në riciklimin e modës

Evropë

Italia pioniere në riciklimin e modës

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Kimikatet në industrinë e tekstileve janë problem i madh për mjedisin, prandaj në Prato të Italisë bëhen përpjekje për të kombinuar ekonominë qarkore, prodhimin e tekstileve dhe modën.

Në Prato, që konsiderohet edhe si kryeqyteti botëror për veshjet e ricikluara, ka 7.000 sipërmarrje tekstili. Rreth 150 syresh merren me riciklim. Në punishten e Salvatore Ranginos seleksionohen veshjet e përdorura që vijnë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.

"Ne ndajmë sipas sezonit, pra dimërore ose verore, bluzat, pantallonat, veshjet për fëmijë, pulovrat apo xhaketat." - tregon Salvatori.

Image
Dy të tretat e veshjeve Salvatore Rangino i shet kryesisht në AfrikëFotografi: Temilade Adelaja/REUTERS

Dy të tretat e veshjeve ai i shet kryesisht në Afrikë. Një të tretën i merr Alice Tesi, punishtja e së cilës gjendet aty pranë.

Prej disa brezash sipërmarrja familjare e familjes Tesi prodhon nga veshjet e përdorura pe, që përdoret më pas për të prodhuar copa të reja.

Image
Përmes një procesi të sofisitikuar pëlhurat shkrihen për të prodhuar fije për pëlhura të rejaFotografi: DW

Përmes një procesi mjaft të sofisitikuar pëlhurat shkrihen duke krijuar një lloj brumi fijesh prej të cilit mund të riprodhohen ngjyra origjinale pa përdorur kimikate.

Kimikatet në industrinë e tekstileve problem i madh për mjedisin

Kimikatet janë një problem i vërtetë për industrinë e sotme të tekstileve. Në mbarë botën përmes ngjyrosjes dhe përpunimit të përlhurave shkaktohet 20% e ndotjes së ujërave. Dhe për këtë arsye riciklimi i veshjeve është i rëndësishëm. Deri në 25 ton pëlhura përpunohen në ditë në fabrikën e Alice Tesit.

Çdo evropian blen rreth 26 kg tekstile çdo vit. Shumica e tyre përfundojnë një ditë në plehëra. Alice mendon se ky është një shpërdorim i kotë. "Ne përpiqemi të japim kontributin tonë. Por natyrisht, nëse edhe industria e modës do ta bënte këtë, mund të kishte shumë më tepër efekt.

Image
Studentët e Akademisë së Modës, në Prato përdorin për krijimet e tyre tekstile të ricikluaraFotografi: DW

Eshtë e pabesueshme që në mbarë botën vetëm fare pak përqind e veshjeve të përdorura riciklohen. 15 përqind e tyre riciklohen këtu në Prato. Pra ne japim një kontribut të rëndësishëm për industrinë e tekstilit në Prato." - thotë Alice.

A mund të mbulohet kërkesa me pëlhura 100 përqind nga riciklimi?

Babai i Alices është edhe president i shoqatës së riciklimit të tekstileve. Por megjithatë ai mendon për t'iu përgjigjur kërkesës mbarëbotërore të industrisë dhe të konsumatorëve nuk është e mundur pëlhurat që të prodhohen 100 përqind nga riciklimi, prandaj e rëndësishme është që të bëhet e qartë, se sa e dobishme është që gjithnjë e më shumë të fokusohemi tek ripërdorimi.

Modë dhe ekonomi qarkore

Kjo do të thotë edhe që të varësh shpresat tek stilistët e rinj. Si studentët e Akademisë së Modës, që përdorin për krijimet e tyre tekstile të ricikluara në Prato, që me punën e tyre bashkojnë ekonominë qarkore, zejtarinë dhe modën duke ndikuar për qëndrueshmërinë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat